Rilond Risto në moshën 21 vjecare u akuzuar për vrasje, ku u dënua me 20 vjet heqje lirie. Edhe pse ai pretendon se është i pafajshëm prangat iu hoqën kur festoi 41 vjetorin.
R. RISTO: Në mars të 1999 u akuzuan dy vëllezër për vrasjen e një zotërie në Kombinat. Dhe kështu na kaluan 20 vite brenda.
GAZETARJA: Atë vrasje ti e ke bërë?
R. RISTO: Normalisht që jo, sepse unë kam një vendim të gjykate të shkallës së parë. Rekursi i sistetimit të asaj kohe na la në harresë, pra 20 vjet në burg. ”
Për dy dekada rresht Rilondi studio inxhinieri.
GAZETARJA: Këto 20 vite në burg si kanë qenë për ty?
R.RISTO: Shumë të lodhshme.
GAZETARJA: Kur fillove të kuptoje pasionin që ke për inxhinierin?
R.RISTO: Lexova shumë libra për inxhinieren mekanike dhe atë elektronike.
Kjo që shihni në ekran nuk është një flutur, por mikroroboti që krijoi i burgosuri Rilond.
GAZETARJA: Cfarë ka të vecantë kjo flutur?
R.RISTO: Ështe mekanizmi më i vështirë sepse kjo mund të komandohet nga telefoni me anë të kartës sim. Këtë mekanizëm mund ta kopjojë vetëm instituti Harvardit.
Materiali që është realizuar flutura robot, është një bashkim metalesh.
GAZETARJA: Si e krijove brenda në burg?
R.RISTO: Me mjete rrethanore nga më të ndryshmet, me elektromotorrë të braktisur që ti mund të hysh brenda dhe mund t’i shtosh xhirot mbi 1000 herë. Më pas mund t’i kthesh në freza speciale në më të imtat që mund të hapin kanale të vegjël brenda një strukture.
Për 6 muaj Rilondi thotë se fluturës së tij mund t’i vendos që cip që mund të regjistroj me zë dhe figurë.
R.RISTO: Pjesa e regjistrimit është një mikroqark i vogël në peshë që mund të vendoset brenda trurit, sigurisht mund t’i shtojmë edhe kamera. Shpresojmë të konkurrojmë për rekordin gines, për mikrorobëtët më inteligjent në botë.
Para se të dënohej për vrasje Rilondi ishte piktor, ndërsa sot ai paguhet si inxhinier mekanike që paguhet nga fabrikat dhe serviset e automjetëve.
Top Channel