Gjykata e Lezhës ka dënuar me 3 vite burg Arian Melin, i riu i cili mblidhte para për tërmetin e 26 nëntorit, por në fund i mbante vetë.

30-vjeçari u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar, teksa kishte hapur një faqe me emrin “Rilindje” dhe në emër të kryeministrit Rama u bënte thirrje qytetarëve që të kontribuonin me vlera të caktuara për të prekurit nga tërmeti.

Ai arriti të mbledhë shuma të mëdha parash, kryesisht nga shtetasit kosovarë, në dy llogaritë private që kishte hapur me emrin e tij, llogari që pa arrestimit të Melit u bllokuan.

Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, gjykata e ka konvertuar dënimin në shërbim prove, pasi atij i duhet të kryejë një ndërhyrje në zemër.

Ndërkohë ai thotë se është penduar dhe e cilëson ngjarjen si “gafë e jetës” së tij.

“Nuk kam përvetësuar asnjë cent, e kam pranuar gabimin tim… theksoj se nuk e kam pas fare me qëllim përfitimi por thjesht një lapsus momental që unë e quaj gafën e jetës time! Unë kam bashkëpunuar me policinë në çdo detaj, nuk i kam ikur kurrë fajit, po, kam bërë faj dhe jam penduar jashtëzakonisht shumë”, thotë ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA