Kërcënoi me thikë dhe dhunoi gruan, prangoset 58-vjeçari në Vlorë
21/11/2020 11:30
Një 58-vjeçar ka rënë në pranga në Vlorë pasi kërcënoi me thikë dhe ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Bëhet fjalë për P. Z., banues në Vlorë, i cili i ushtroi aktet e dhunshme ditën e djeshme (në datën 20.11.2020). Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprën penale “Dhunë në familje”.
Më herët, paraditen e sotme, policia njoftoi për një tjetër rast dhune bashkëshortore, këtë herë në Dibër, ku ndërhyrja në kohë parandaloi një tragjedi të mundshme familjare.
Për më tepër klikoni më poshtë:
Top Channel