Tragjedia parandalohet në kohë/ Dhunonte dhe kërcënonte me vdekje gruan e tij, arrestohet 46-vjeçari në Dibër

21/11/2020 10:44

Ndërhyrja në kohë e policisë ka parandaluar atë çka mund të përfundonte në një tragjedi të vërtetë familjare.

Një 46-vjeçar në Dibër ka rënë në pranga pasi ushtronte dhunë dhe kërcënonte me vrasje bashkëshorten e tij.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. P. u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatik dhe 18 fishekë, më të cilën kishte kanosur për vrasje bashkëshorten e tij.

Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Dhunë në familje”.

Top Channel