Festa që u kushtoi jetën të rinjve rusë/ Pasi mbetën pa alkool filluan të pinë dezinfektues

21/11/2020 18:14

Shtatë persona kanë humbur jetën në Rusi, pasi kanë pirë materie për dezinfektim nga COVID-19, derisa dy tjerë janë në gjendje kome.

Një grup prej nëntë personave kanë pirë materie për dezinfektimin e duarve, kur mbetën pa alkool gjatë një ahengu të organizuar në fshatin Tomtor në Tatinksi, transmeton Telegrafi.

Tre viktimat e para ishin 41-vjeç dhe dy burra të moshës 27 dhe 59. Gjashtë tjerë janë evakuuar me aeroplan të spitalit, ku janë dërguar me urgjencë në qytetin kryesor të rajonin Jakutsk.

“Janë regjistruar nëntë raste të helmimit me materie dezinfektuese, ku shtatë prej tyre ishin me fatalitet”, kanë bërë të ditur zyrtar të shëndetit publik në Rusi.

E sipas gjykatësit, viktimat kishin pirë lëndë dezinfektuese me 69 për qind metanol, që përdoret për pastrimin e duarve gjatë pandemisë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA