Aviokompanitë do të kenë nevojë për ndihmë shtesë, në vlerën ndërmjet 70 – 80 miliardë dollarësh nga qeveritë, për t’i mbijetuar krizës për shkak të pandemisë COVID-19, e cila po i shterron arkat e tyre, tha Alexander de Juinak, drejtori i përgjithshëm i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA).
Ky sektor, tashmë ka marrë ndihmë 160 miliardë dollarë nga qeveritë, por në muajt e ardhshëm, nevojat e industrisë për ndihmë shtesë do të duhej të jenë 70 deri në miliardë dollarë dhe në qoftë se nuk e marrin këtë ndihmë, ato nuk do të mbijetojnë, ka vlerësuar De Juinak në një bisedë për gazetën La Tribune, me rastin e tubimit kushtuar transportit ajror “Paris Air Forum”.
“Sa më shumë që zgjat kriza, aq më të mëdha janë rreziqet nga bankrotimi. Afër 40 kompani janë në vështirësi shumë të mëdha në procedurat e ruajtjes ose falimentimit”, tha ai. Që nga fillimi i krizës për shkak të pandemisë së koronavirusit, i cili gjatë pranverës e ka ateruar gati se gjithë flotën botërore për disa javë, qeveritë u kanë ofruar ndihmë kompanive në forma të ndryshme, hua, ndihmë të drejtpërdrejtë, ndihmë për mbajtjen e punonjësve, etj.
Me valën e dytë të koronavirusit, trafiku ajror ka vështirësi të rinisë operimin dhe aviokompanitë do të vazhdojnë të regjistrojnë humbje. Me siguri që ata do të kenë humbje prej 100 miliardë dollarë këtë vit, dhe jo 87 miliardë siç është vlerësuar më herët, tha de Juinak./ REL
Top Channel