Tottenham-Manchester City/ Dueli i rivalëve Mourinho-Guardiola

20/11/2020 16:22

E shtuna do të jetë dita e supersfidës mes Tottenham-IT dhe Manchester City-T, një ndeshje që ka brenda saj duelin mes dy rivalëve të përjetshëm mes dy trajnerëve, Jose Mourinho dhe Pep Guardiola, një përballje që vjen vetëm pak orë pas rinovimit të katalanasit me Citizens.

Do të jetë kjo një sfidë mes 2 trajnerëve që janë bërë simbole të dy mënyrave të të kuptuarit të futbollit si në aspektin taktik ashtu edhe në atë të prezantimit me botën e jashtme. Flitet se rivaliteti mes këtyre 2 personaliteteve lindi në verën e 2008 kur drejtuesit e Barcelonës zgjodhën Guardiolën për stolin dhe jo Mourinho-n. Pas këtij momenti vjen një seri pafund thumbimesh, të cilat u shtuan në momentin e transferimit të Mourinho-s te Reali i Madridit në 2010. Kulmi arriti në 2011 në periudhën e 4 sfidave mes Realit e Barcelonës në harkun e pak ditëve.

Është muaji kur Guardiola në konferencë shtypi nënvizoi se nuk konkurron dot me Mourinho-n në sallën e konferencave, ndërsa luzitani u bë u famshëm për pyetjen “Përse” pas humbjes së pësuar në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës duke sulmuar klubin katalanas për pushtet në brendësi të UEFA duke përfshirë në to dhe UNICEF. Por në Premier League, kush priste një përsëritje të debateve mediatike mes 2 rivalëve në derbin e Manchester-it mbeti i zhgënjyer.

Përveç kritikave të United për festimet e tepruara të City pas fitores dhe dhe deklaratës së  Mourinho-s pas heqjes së dënimit nga CAS kundrejt Citizens, gjërat kanë shkuar më qetë për dy teknikët. Në fakt Guardiola arriti sa të përkufizojë rivalitetin me kolegun e tij vetëm mediatike duke shtuar se e respekton Mourinho-n, por deri të dielën pasi të jetë zhvilluar ndeshja, gjërat mund të ndryshojnë

 

Top Channel