
24/02 19:13
Pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, modelja dhe sipërmarrësja Greis Petroviç ndau ekskluzivisht fotot e setit surprizë të shtatzënisë.
E përtej dëshirës së saj, intervista u realizua përmes Skype për vetë faktin se Greis prej shtatë ditësh ka rezultuar pozitive me koronavirus.
Ajo e pohoi për herë të parë gjatë bisedës me Bietën, duke shpjeguar më tej se po e kalon me simptoma të lehta, me pak temperaturë dhe dhimbje koke.
“Uroj që ta kem kaluar këtë dreq COVIDI para se të vijë në jetë djali”, u shpreh Greis.
Vlen të kujtojmë se ajo do të bëhet nënë e një djali në fillim të muajit dhjetor.
Top Channel