Video/ Argjentina i mbijeton “makthit” të Kepit të Gjelbër, fiton mes vuajtjesh në shtesë pas një ndeshjeje të çmendur në Miami
Lazio merr një tjetër lajm të mirë.
Pas rikuperimit të Ciro Immobiles, tani vjen edhe ai i Thomas Strakoshës. Portieri i përfaqësueses shqiptare rezultoi negativ në testin me tampon për Covid-19 duke iu hapur drita jeshile për kryerjen e vizitave rutinë mjekësore në klinikën Paidea të Romës. Është ky një rikuperim i rëndësishëm për trajnerin Simone Inzaghi që do të ketë sërish në dispozicion Strakoshën edhe pse Reina e zëvendësoi mjaft mirë shqiptarin gjatë mungesës së tij.
Mungesa e Strakoshës te Lazio, falë edhe paraqitjeve të mira të Reinës, bëri më pak zhurmë se ajo e Immobiles në çështjen e tamponëve për Covid te skuadra romane. Por fakti është se Strakosha nuk luan prej 1 muaji, sfida e fundit e tij ishte ajo ndaj Borussia Dortmund e zhvilluar në 20 tetor.
Lazio do të luajë të shtunën në kampionat ndaj Crotones, por Strakosha për këtë përballje me shumë gjasa do të jetë në stol dhe aktivizimi i tij pritet të jetë gradual dhe jo i menjëhershëm.
Top Channel