Konferenca Shkencore Ndërkombëtare, e organizuar të martën në Rusi, me temën “Studime globale mbi duhanin, produktet e duhanit dhe produktet inovative me permbajtje nikotine: statusi dhe perspektiva” ofroi për të gjithë audiencën e interesuar disa nga studimet e fundit globale mbi duhanin.

Në këtë konferencë virtuale morën pjesë shkencëtarë dhe studiues të fushës së duhanit nga vende të ndryshme të botës.

Etleva Muca, pedagoge dhe hulumtuese, prezantoi situatën shqiptare, përmes një punimi që përqendrohet në matjen e efekteve të duhanit të paligjshëm tek konsumatorët shqiptarë.

Punimi bazohet në analizimin e të dhënave statistikore dhe kornizave rregullatorë përkatëse të prodhimit dhe tregtisë së duhanit në Shqipëri, si dhe informacionin e mbledhur përmes intervistave me fermerët.

Sipas saj, “tregtia e paligjshme e produkteve të duhanit është një çështje e shfaqur në lidhje me politikat bujqësore dhe fiskale si dhe reformat në Shqipëri. Kjo çështje është ndër sfidat më të mëdha globale të ditëve të sotme, duke prekur jo vetëm industrinë e duhanit, por edhe qeveritë dhe njerëzit e thjeshtë”.

Shqipëria ka kushte pozitive për kultivimin e duhanit dhe një traditë të rritjes duhanit kryesisht të varietete orientale.

Zakonisht duhani kultivohet në tokë të varfër, në zona me numër të madh ditësh me diell dhe të ngrohta, gjë që kontribuon në formimin e aromatik dhe të shijes së tyre të fortë. Sipërfaqet e mbjella me duhan në Shqipëri tregojnë një rënie të ndjeshme duke arritur në 1,010 ha gjatë vitit 2019. Në Shqipëri përdorimi i bujqësisë, prodhimit dhe eksportit të duhanit ka qenë shumë i rëndësishëm para viteve 90 (20-25 mijë hektarë ishin mbjellë me duhan)

Problemet kryesore duket të jenë mungesa e kapacitetit dhe informacionit nga qeveria shqiptare që ka shkaktuar një nga tregjet më informale dhe të paligjshme në rajon.

Duke iu referuar këtij studimi, rezulton se fermerët nuk deklarojnë sipërfaqet e mbjella dhe pjesa më e madhe e prodhimit shitet në mënyrë të paligjshme, ose në zonat e tjera (në Shqipërinë qendrore dhe jugore). Në disa raste të tjera, fermerët raportojnë pjesërisht duhanin e mbjellë.

Rezultatet tregojnë se ka shumë arsye pse fermerët nuk deklarojnë prodhimin e duhanit. Njëra prej tyre është sepse kultivuesit e duhanit përjashtohen nga të gjitha skemat kombëtare mbështetëse dhe përvojat e këqija me kompanitë e grumbullimit. Në shumë raste, prodhuesit e paligjshëm ofrojnë çmime më të mira dhe i paguajnë ata me para në dorë.

Çmimi i gjetheve duhanit të prera që tregtohet në mënyrë të paligjshme në dyqane të vogla ose shitës me pakicë në tregje të hapura është shumë më i mirë se ai i marrë nga mbledhësit e regjistruar, dhe pothuajse nuk ka fare ndëshkim real.

Në të vërtetë një nga problemet kryesore në industrinë e përpunimit të duhanit është kontrabanda, e cila është shumë e infiltruar në ndikimin e prodhimit primar dhe prodhimit të cigareve në të gjitha rajonet e studiuara.

Top Channel