Historia e veçantë e të resë shqiptare, shëroi tumorin vetëm me joga e ilaçe bimore…

20/11/2020 15:11

Para gjashtë vitesh, gjatë një kontrolli rutinë, Ada Komani u diagnostikua me tumor në qafën e mitrës.

Ajo hoqi dorë nga operacionet dhe u zhvendos për në Indi, ku iu nënshtrua jogas dhe mjekimeve bimore. E ndihmuar nga një guru (udhëheqës), Ada thotë se ushtrimet e ndihmuan që të zhdukte tumorin nga trupi i saj. Këtë histori të veçantë, e reja e ndau në emisionin “Shqipëria Live”, ku theksoi se krahas aspekteve të mira të trajtimit, ka pasur dhe momente të hidhura, siç ishte momenti ku mori vesh se për të disatën herë, qelizat e tumorit i ndodheshin ende në trup.

“Isha person shumë i shëndetshëm, vegjetarian. Punoja me joga dhe meditim, më dukej absurde që një gjë e tillë të ndodhte. Shkova në një kontroll rutinë. Te një dola mirë, te e dyta… Ishte tumor B1 që duhej operuar. Mjekja më tha që duhet të operohem. Unë i thashë nëse nuk gjej rrënjën e problemit, kjo do të më shfaqej prapë. Nëse kjo më prek një pjesë dhe nuk e heq rrënjën, ajo do të rikthehet. Vendosa të shkoj në Indi. Vendosa të mos operohem dhe thash do ia dal. Doktori do të priste pjesë të miat. Më kujtohet një vit pas diagnostikimit, mora përgjigjen dhe nuk ishte ajo që doja të ishte. Mora përgjigjen, isha në ashensor, mora motrën dhe nisa të qaja. Motra ka të njëjtën mënyrë perceptimi. Prindërit nuk e dinin në fillim, më thanë që ti e dinë vetë, bëj më të mirën për ty. Unë nisa me meditimin dhe joga sepse vetëm ato dija. Nisa të mësoja shërimet energjike fillimisht me duar, nuk është energjia jote, lidhesh me energjinë e universit. Ma mësoi një guru në Indi. U mora me joga, meditim, mësova terapinë intensive të jogës. Për çdo sëmundje bën ushtrime të ndryshme që shkojnë te problemi, në këtë rast tumori. Mësova terapinë e jogas për të gjithë sëmundjet. Mësova krias, që është pastrimi i trupit. Mënyrat e frymëmarrjes, joga nitra, quhet ajo e gjumit dhe është specifike. Mjekësia popullore indiane, merr ilaçe por janë bimore. Kjo kërkon vullnet. Më është kërkuar 1 vit e gjysmë. Periudha më e gjatë që kam jetuar në Indi ka qenë gjashtë muaj. Kam mësuar mjekësinë indiane, si të marr ato barnat dhe t’i përgatis. Edhe unë doja që të bindesha. Kur përgjigjja të vjen negative, ti thua se përse nuk funksionon. Më ka ardhur disa herë jo përgjigja që prisja. Ajo që bëra ishte të ndryshoja mënyrën e të menduarit. Unë i kam bërë kontrollet çdo dy muaj, që ta dija që nuk po përhapej. Ka qenë dita e ditëlindjes para tre vitesh, ku mora vesh që tumori ishte zhdukur. Faktikisht u shkëputa nga guruja, mora një drejtim tjetër, por normalisht më ka thënë që kjo është në mendjen tënde, ti e ke krijuar dhe mund ta çlirosh. Para dy vitesh unë u shërova. Në Norvegji, nuk e pranojnë këtë lloj mjekimi. Thotë që ka ndodhur një mrekulli dhe është zhdukur”, tha Ada.

Top Channel