​VV kërkon shkarkimin e zëvendëskryeministrit Selmanaj

20/11/2020 13:54

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje nuk e kanë kaluar lehtë përplasjen e djeshme në Kuvendin e Kosovës.

Polemika të ashpra për çështjen e të pagjeturve kanë vazhduar edhe sot, ku deputetë të partisë së Albin Kurtit kanë kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj.

Sipas deputetit të LVV-së, Gazmend Gjyshinca zëvendëskryeministri duhet të shkojë në shtëpi, pasi deklaratave se ai nuk lodhet për të diskutuar për fatin e të pagjeturve.

Deklarimi të cilin e kemi dëgjuar dje edhe në Kuvend, e më pastaj në emisione televizive për nga logjika e të deklaruarit nuk dallon nga deklaratat që i kemi parë vite më parë. E për të cilat ministra në të kaluarën janë shkarkuar, po flas për Aleksandër Jaballanoviqin. Pra nëse dikur i kemi mbushur sheshet për të protestu deklaratave me logjik të njëjtë, mendoj se do të duhej të protestonim edhe sot në kuptimin që ta deklarojmë papajtueshmërinë më këto deklarata. Një zëvendëskryeministër nuk mund të lodhet assesi për të diskutuar mbi fatin e të pagjeturve tanë. Ai që deklaron një gjë të tillë duhet të shkojë në shtëpi, të shkarkohet dhe të kërkojë falje”, tha ai.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se tema e të pagjeturve është e ndejshme dhe nuk duhet të politizohet.

Është një temë shumë delikate e ndjeshme. Është e padrejtë të shfrytëzohet politikisht dhe të ndërtohet një kauzë politike. Siç e kam thënë edhe dje, po e them edhe sot është e ndershme të shfrytëzohet këtë mënyrë, duke pasur Mimoza Kusari-Lilën në bankën e parë si propozuesi që t’i ngritët shtatore kriminelit të luftës Fadil Hoxha, i cili ka zhdukur 7000 mijë veta brenda tri dite. Kemi gabuar që e kemi pas. Është e pandershme të trajtohet kjo punë nga këndvështrimi personal duke ditur që grupi parlamentar të LDK-së kemi persona që kanë familjarë të vrarë dhe masakruar. Kemi rastin e Shaban Manajn, babin e Shkëmb Manaj që është djegur pas luftës dhe kemi parë në media ku janë dyshimet. Prandaj iu kërkoj që këto raste mos të personalizohen dhe mos të bëhen tema të debateve përditshme politike se janë tema të rënda”, tha ai.

Por deputeti Gjyshinca vazhdojë të insistoi se LDK-ja nuk ka bërë asgjë për çështjen e të pagjeturve, derisa edhe pyeti Gashin se cili është qëndrimi i tij për deklaratat e Selmanajt.

Ju keni qenë në pushtet, sa e sa vite pse nuk keni bërë asgjë për viktimat që kanë ardhur prej LDK-së. Pse nuk keni bërë kurrë asgjë, ne nuk kemi qenë në pushtet. A nuk është shfrytëzim politik i atyre viktimave. Me marrë vota në emër të tyre dhe akuzim të tjerëve kinse po i shfrytëzojnë politikisht. Për fund si e quani ju deklaratën e një zëvendëskryeministri i cili thotë se jemi lodh nga këto tema. Çka mund të jetë më shumë se kjo politike”, tha ai.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, deklaratën e Selmanjt e cilësoi si të nxjerr jashtë kontekstit.

“Sa i përket deklaratës së zëvendëskryeministrit nuk e kam parë debatin, me aq sa lexova mu dok me nxjerr prej kontestit”, u shpreh ai.

Këto polemika, dy deputetët i kanë bërë gjatë Komisionit të përbashkët Parlamentar për Stabilizim Asocim BE – Kosovë.

Lëvizja Vetëvendosje po pretendon se zëvendëskryeministri Driton Selmanaj në një emision televiziv dje ka deklaruar se është lodhur nga deklaratat e viktimizimi për çështjen e të pagjeturve.

Top Channel