Tha se vajzat nuk i kanë dhënë mundësinë të tregojë veten/ Tea ia thotë troç Marisit: Të shoh si shok

19/11/2020 19:05

Këtë të enjte në “Për’Puthen” u transmetua takimi mes Marisit dhe Sindit.

Biseda e dyshes u orientua në tematike interesante, madje djali rrëfeu se në të kaluarën ka qenë i dashuruar, si edhe pasionin e tij për futbollin, të cilën e ka ushtruar prej 12 vitesh. Ndërkohë gjatë bisedës Marisi tha se vajzat pak më të vjetra për nga koha në emision, më konkretisht Ana dhe Tea, nuk i kanë dhënë mundësinë për të shprehur veten.

Vajzat e komentuan deklaratën e bërë nga Marisi. Ana tha se marrëdhënia e tyre është ftohur pas debatit që kanë pasur në nisjen e emisionit. Ndërsa Tea u shpreh se e vlerëson shumë karakterin e Marisit, por shtoi se atë e sheh vetëm si një shok shumë të mirë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA