“Për’Puthen”/ Përsëri hyrje të reja në emisionin e dashurisë, njihuni me Panajotin dhe Almendin

19/11/2020 18:47

Djemve konkurrentë në “Për’Puthen” iu shtuan edhe dy personazhe të reja.

I pari ishte Almend Kreku, 33 vjeç, i cili është diplomuar në degën e ekonomikut. Djali u prezantua tepër i vendosur dhe i pjekur, cilësi këto që përkojnë me moshën e tij. Ai tha se ka arritur një etapë në jetë që dëshiron lidhje serioze dhe në “Për’Puthen” ndodhet pikërisht për të arritur këtë gjë. Almendi, u komplimentua nga vajzat, të cilat e përshkruan djalin si të qetë e të vendosur.

Ndërkohë djali i dytë është Panajot Karasani, me origjinë nga Dibra, por që prej vitesh jeton në qytetin e Durrësit. Djali theksoi se ia ka kushtuar të gjithë kohën familjes dhe në emisionin e dashurisë ka ardhur për të treguar se si fitohet zemra e një femre. 23-vjeçari u komplimentua nga vajzat për pamjen e tij fizike, si edhe për parimet e tij pro familjes.

Almedi: Kam moshën e duhur për të kaluar në etapa më serioze në jetë. Unë jam i moderuar, pra do të preferoja një bashkëjetesë, sepse shumë persona kanë treguar që është sfidë e madhe.

Panajoti: Jam i vendosur dhe e di çfarë dua. E njoh karakterin tim. Aktualisht menaxhoj biznesin tim familjar. Arsyeja se përse futem në një emision të tillë, dua t’i tregoj të gjithëve se si fitohet zemra e një personave aq të ëmbla siç janë femrat. Jam shumë romantik, vlerësoj shumë lumturinë dhe çdo gjë që bëj synimi im është lumturia. Nëse dikush di ta shprehë, unë ia shpreh shumëfish. Unë jetoj në një ambient të lumtur siç është familja ime, unë ia kam kushtuar jetën time atyre.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel