Ish-luftëtarë të UÇK-së, akuza Bashës/ Përsërisin deklaratën e 2013-ës: Trego provat e rrejshme kundër nesh

19/11/2020 15:38

Përveç tani nga individë, emri i Lulzim Bashës dikur është përmendur edhe nga një grup ish-ushtarësh të UÇK-së, nën akuzat për grumbullim të provave për krime luftë për ish-komandat të UÇK-së.

Në komunikatën e datës 3 qershor të vitit 2013, nga ish-ushtarë të UÇK-së, thuhej se Basha dhe vajza e Sali Berishës, Argita Berisha kishin shërbyer si ekspert me ç’rast kishin ndihmuar bashkësinë ndërkombëtare që të përgatisnin lëndët bazuar në provat e prokurorisë serbe.

Kjo komunikatë ishte lëshuar kur këta ushtarë kishin hyrë në grevë për më tepër se 20 ditë, pas arrestimit të pesë ish komandantëve, në mesin e tyre Sylejman Selimi e Sami Lushtaku nga EULEX nën pretendimet për krime lufte.

Sot, njëri nga grevistët, Blerim Muriqi tregon për Top Channel arsyet e akuzës. Për këtë ai kërkon një sqarim publik nga Basha.

Top Channel ka kontaktuar edhe me Ibrahim Kelmendin iniciues i grevës, i cili në pamundësi për t’u prononcuar para kamerës ka dhënë një përgjigje me shkrim, ku thotë se dyshimet e tyre bazoheshin edhe në burime brenda UNMIK.

“Në njohuritë që pata krijuar qysh gjatë vitit 2000, sepse ishin edhe ca kuadro në hiarkinë operative të administratës ndërkombëtare, të quajtur UNMIK. Ishin ca nga ata që ndonjëherë konsultoheshin edhe me mua dhe tërthorazi më tregon se cilët kuadro ishin angazhuar me përkushtim për të grumbulluar fakte dhe pseudo fakte, edhe përmes dëshmitarëve të rrejshëm. Ndër ta janë përmend emrat e Lulzim Bashës dhe Argita Brishës-Maltezit, të cilët u shërbenin edhe institucioneve të Serbisë, të angazhuara ilegalisht në Kosovë, që kishin zyra koordinuese në Mitrovicë të veriut. Ta zëmë, ishte afirmuar sidomos prokurori italian Salustro, që ishte më agresivi me akuzim të ish pjesëtarëve të UÇK-së. Ai ishte një fakt më shumë, se dëshmitë e rrejshme dhe pseudo faktet e kishin burimin të institucionet e Serbisë, për të cilat punonte edhe Lulzim Basha me kolegë të tij nga Shqipëria. Jam informuar edhe nga ish-pjesëtarët e UÇK-së, të cilëve u ishin premtuar emigrime e shpërblime financiare nëse ishin të gatshëm të bënin dëshmi të rrejshme kundër UÇK-së”, shprehet Ibrahim Kelmendi-, ish-ushtar i UÇK-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA