Pasi gati dy vite hetimesh, probleme brenda korporatës dhe shumë mosmarrëveshje me rregullatorë në shumë vende të botës, kompania Boeing ka fituar të mërkurën miratimin nga Administrata Federale e Aviacionit në SHBA, që të lejojë përsëri fluturimet me avionin 737 MAX, pas dy katastrofave fatale.
Federata e Aviacionit tha se kompania duhet të bëj disa ndryshime softuerike si dhe ndryshime gjatë trajnimeve në mënyrë që të rifillojë fluturimet pas një ndalese 20-mujore, më e gjata në historinë e aviacionit komercial.
Rrëzimet e dy aeroplanëve 737 MAX në Indonezi dhe Etiopi vranë 346 persona brenda pesë muajve në 2018 dhe 2019 si dhe shkaktuan një stuhi hetimesh. Këto rrëzime i shkaktuan kompanisë Boeing humbje 20 miliardë dollarë amerikanë. Avioni më i shitur i prodhuesit amerikan do të rifillojë shërbimin në një situatë kur bota po ballafaqohet me pandeminë e koronavirusit, tarifa të reja tregtare evropiane si dhe mosbesim ndaj kompanisë.
Familjarët e viktimave të rrëzimit të aeroplanit në Etiopi thanë në një deklaratë të mërkurën se ata ndienin “zhgënjim të plotë dhe pikëllim” pas vendimit të autoriteteve amerikane për të kthyer avionin në shërbim. Kompania ajrore amerikane United Airlines tha se do t’i fus përsëri në përdorim fluturaket 737 MAX në fillim të çerekut të parë të vitit 2021 pas lejimit nga autoritetet e aviacionit.
Top Channel