Pas transferimit të James Rodriguez nga Real Madridi, tekniku i Evertonit Carlo Ancelotti pritet të ribashkohet edhe me një lojtarë tjetër të klubit madrilen.

Everton tani janë të gatshëm të ofrojnë rreth 18 milionë euro për yllin e shuar të “Galaktikëve” Isco Alarcon, raporton “Sport”.

Ancelotti spekulohet se e dëshiron Iscon në Merseyside me çdo kusht, dhe një ofertë si më lart pritet të jetë e mjaftueshme për Real Madridin.

Këtë edicion Isco është paraqitur vetëm gjashtë herë si rezervist për skuadrën e Zinedine Zidane, duke mos regjistruar asnjë gol dhe asnjë asistim.

Top Channel