“Po hante pula kur ne ishim pa ngrënë”, nëna tregon arsyen se përse braktisi dy vajzat

18/11/2020 13:13
Babai i vajzave, Emanuel Rrapushi

Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” është rikthyer historia e një familje nga Korça, ku babai ka lënë dy vajzat e tij në jetimore , pas braktisjes edhe nga bashkëshortja.

Më 29 tetor u transmetua historia, ku Emanueli akuzoi bashkëshorten e tij se braktisi vajzat dhe se nuk pranonte kushtet ku jetonin dhe donte që nuk rrinte në fshat.Ditën e sotme është ftuar në “Shqipëria Live” bashkëshortja e tij, Nita tregoi arsyen se përse braktisi shtëpinë dhe vajzat.

“Më kanë fejuar që 15 vjeç, këtë mblesëri e bëri daja, që i thanë mamit se më kanë gjetur një djalë e më thanë nëse isha dakord. unë i thash se jam e vogël dhe e re. Fillimisht ishte mirë por më vonë…Në fillim ai punonte por jo shumë, e kishte një rrogë. Asistenca ka qenë në emrin tim se e merrja për vajzat. Kemi jetuar bashkë me vëllanë e prindërit e tij. Pasi u ndamë nga kunata filluan grindjet se na ndihmonte vëllai i Emanuelit. Emanueli vidhte më parë pula, gjëra. Ai më dhunonte, ushtronte dhunë dhe luante bixhoz. Pasi më ka dhunuar nuk mbaja mend asgjë, e kam lajmëruar dajën e nusen, ata kanë ardhur, i kam thënë që flisni se më ka dhunuar. Nuk e denoncova për hatër të fëmijëve. Ka filluar dhuna para 5 vitesh. Tre herë më ka goditur në sy të vajzave, vajza a qarë kur më ka parë mua. Kur nuk kisha ndihmën ekonomike më sillte kunata e vajza e dajës, çdo ditë kur ishim keq. Ai shkonte e mblidhte çaj në ara. U largova atë ditë se nuk e duroja dot nga dhuna e vjedhja. Atë ditë ka qenë duke ngrënë pula e më tha që do vij. ka ardhur a në shtëpi ka ndenjur m vajzat, jam zënë me të, kam pjekur bukë e më tha ehu se bën xham xham. Më tha që merr rrobat e zhduku se nëna jote të ka mësuar pilaf e oriz. Nuk e kam lënë vajzën të vinte me mua. Po bëhet një vit e gjysmë që nuk i kam marrë vajzat me vete. Nuk kam ku t’i çoj, se prindërit janë të sëmurë, nuk kanë një thas miell.  Nuk më ka thënë se janë në shtëpinë e fëmijë”, tha Nita.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA