Një ngjarje e rëndë e ndodhur në Korçë është sjellë në vëmendje ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel.
Emanuel Rrapushi, është babi që ka braktisur dy vajzat e tij në jetimore, disa javë pas braktisjes nga bashkëshortja. Ai akuzon gruan se braktisi vajzat, ndërsa bashkëshortja Emanuelin për dhunën e ushtruar qëkur ishte shtatzënë ndaj saj e kushteve ku jetonin.
Ata janë përballur ditën e sotme në emision duke akuzuar njëri-tjetrin. Emanueli nuk e pranon që ka ushtruar dhunë ndaj saj, ndërsa Nita ka rrëfyer për herë të parë që merranti-depresantë.
Debati mes tyre:
Emanuel Rrapushi: Atë ditë ka bërë operacion
Nita Rrapushi: Nuk është e vërtetë
Emanueli: Ka pasur debat mes nesh.
Nita: Kam shkuar 3 herë në spital nga dhuna
Nita: Më ke dhunuar dhe në shtatzëni, trego të vërtetën
Emanueli: Mos u merr me baza të kota
Nita: E di shumë mirë fshati se çfarë njeriu je.
Emanueli: Turp të të vijë, bravo të qoftë që po gënjen.
Nita: Ma ke shkatërruar jetën, ka dëgjuar fjalët e të tjerëve! Trego të vërtetën
Emanueli: Pse të merrej fryma qëkur erdhe në shtëpi? (Ai lë të nënkuptohet se ajo ka qenë e sëmurë përpara se të largohej nga shtëpia)
Nita: Fryma më ka ndaluar pasi jam martuar me ty
Emanueli: E kam goditur me një shpullë, betohem për shpirtin e tyre
Nita: Nuk i kam lënë as pa ngrënë fëmijët, më ka mbajtur daja, vetë mi ke bërë plastmase se nuk kishim bebelina, asnjëherë nuk je kujdesur për fëmijët.
Emanueli: Hajde pyet gratë se si i kam mbajtur fëmijët, daç hajde shikoji
Nita: Nuk mundem, un po digjem për vajzat. Duhet të bëhem e fortë për vajzat por tani nuk mund që t’i takoj.
Në emision gjithashtu është bërë pjesë gruaja e dajës së Nitës, e cila e ka ndihmuar në ditët më të vështira. Ajo thotë se Nita është dhunuar nga bashkëshorti dhe se merr qetësues.
“Nita është me qetësues se ka kaluar në depresion, kemi dashur që ta çonim në Elbasan. Arsyeja që nuk ka shkuar të shohë vajzat është që mund të kalojë fare. Nuk e kam lejuar unë që të shikojë vajzat. Kam shkuar në spital, ajo ishte dhunuar nga Emanueli”, shprehet ajo.
Ndërsa nga ana tjetër Nita shprehet se e ka të pamundur që të shikojë vajzat sepse nuk e përballon dot shpirtërisht.
Top Channel