“Ligji i Sigurisë”/ Policia franceze lëshon gaz lotsjellës e pompa uji ndaj protestuesve të masave drakoniane (video dramatike)

18/11/2020 18:09

Protesta të dhunshme u zhvilluan mbrëmë në Francë teksa mijëra demonstrues dolën në rrugë kundër ligjit të ri të “sigurisë globale” që kriminalizon filmimin e disa aktiviteteve të policisë.

Legjislacioni i ri që po diskutohet në parlament, kërkon të ndalojë fotografimin apo filmimin e veprimeve të policisë dhe rritjen e fuqive të saj.

Video të shpërndara online tregonin gazetarë që arrestoheshin nga oficerët mbrëmjen e të martës në protestat e ashpra në disa qytete franceze.

Të paktën 400 njerëz protestuan në Rennes; 700 në Lyon e 1,300 në Toulouse. Ndërsa rreth 800 morën pjesë në marshimin në Bordeaux dhe po aq në Grenoble.

Ligji i ri kërkon të bëjë ilegale “shpërndarjen e materialeve me qëllim dëmtimin fizik e psikologjik të policisë, kur ata veprojnë në kontekstin e një operacioni policie”.

Protestat në Paris ishin më të dhunshme, ku u përdor gaz lotsjellës dhe pompa uji për shpërndarjen e protestuesve.

Të tjera pamje tregonin protestues që tentonin të shpëtonin dhe vuanin efektet e gazit lotsjellës të bllokuar në një stacion metroje.

Dënimet e reja që parashikojnë 1 vit burg dhe gjobë €45,000, janë mbështetur nga grupi i presidentit Emmanuel Macron, ‘La République En Marche’.

Grupet e të drejtave Amnesty dhe Gazetarët pa Kufij thanë se ligji i ri është i papërkufizuar dhe i hapur për abuzim nga autoritetet, sidomos mbi konceptin e veprimeve “të qëllimshme”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA