Infermierja zbulon çfarë i thonë pacientët me COVID-19 para vdekjes

18/11/2020 18:10

Një infermiere në SHBA ka treguar se edhe në momentet e tyre të fundit, pacientët refuzojnë ta pranojnë se koronavirusi është i vërtetë.

Infermierja Jodi Doering nga Dakota e Jugut rrëfen për CNN vështirësinë e punës së saj dhe si është përballja me pacientët.

“Më vjen shumë keq t’i shoh këta njerëz që ende dëshirojnë të mos besojnë dhe pranojnë që ekziston koronavirusi, edhe pse i sjellin këtu me autoambulanca me simptoma të theksuara. Kërkojnë një ilaç që bënë magjinë dhe refuzojnë të besojnë që janë infektuar me COVID-19”, ka shtuar Doering.

Ndër të tjera infermierja amerikane: “Ekziston një arsye pse kam vendosur të shkruaj në Twitter për këtë. Nuk bëhet fjalë për një pacient, një rast i izoluar. Ka pasur shumë pacientë që në fjalët e fundit para vdekjes kanë thënë se kjo nuk po ndodh dhe se nuk është e vërtetë.

Në vend që momentet e tyre të fundit t’i kalojnë me familjarët, ata mbusheshin me mllef. Kjo më ka pikëlluar shumë për disa ditë.”

Teksa u pyet nga gazetarja nëse pacientët mërziten më të kur u thotë këtë të vërtetë, ajo shprehet: “Shpesh i pyes nëse duan që t’ju telefonoj grave, fëmijëve apo familjarëve tjerë, por ata refuzojnë sepse besojnë se do të jetë gjithçka në rregull me ta. E kur ua kontrolloj përqindjen e oksigjenit në gjak, e kuptoj se është shumë e ulët dhe e di cilat mund të jenë pasojat. Pikëllohem shumë, nervozohem dhe ndihem e frustruar. Të gjitha mërzitjet dhe pakënaqësitë i pranoj, sepse e di që sërish do të ballafaqohem me situata të tilla”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA