Analisti kosovar: Basha ka gënjyer disa herë për origjinën, ja nga cili vend i Kosovës e ka prejardhjen

18/11/2020 17:23

Analisti nga Kosova, Milaim Zeka, ka akuzuar kreun e PD-së, Lulzim Basha, duke thënë se ky i fundit gënjen për sa i përket origjinës së tij.

I ftuar në emisionin ‘Top Talk’ në Top Channel, Zeka ka shtuar se Basha asnjëherë nuk i ka shkuar historisë së origjinës së tij deri në fund, pasi një herë deklaron se është nga Peja dhe herë të tjera nga Drenica apo nga Prishtina.

Sipas Zekës gjyshi i Bashës është me origjinë nga fshati Likovck i Drenicës, ndërsa ka shtuar se duke u shitur si shumë pro kosovar dhe pro UÇK-së, e ka të pamundur të dalë dhe të deklarojë të kundërtën e asaj që e ka thënë.

 “Që prej kohës që ka ardhur në krye të Partisë Demokratike të Shqipërisë është mbajt si pro kosovar, në rrethana të caktuara që i kanë interesuar ka deklaruar se është nip i Kosovës, asnjëherë nuk i ka shkuar historisë së vet deri më në fund. Për shembull, ti si gazetar kurrë nuk ke dëgjuar nga goja e Lulzim Bashës, të thotë që gjyshi i tij është me origjinë nga fshati Likovck i Drenicës. Ai dikujt i ka thënë që familja ime vjen nga Peja, dikujt i ka thënë që jam nga Drenica, dikujt nga Prishtina. Ka qenë gjithmonë konfuz, po e them nga Likovcki se gjyshja ime dhe gjyshi i Lulzim Bashës janë të një trungu, janë nga familja Hoti e Drenicës. Lulzim Basha duke u shitur si shumë pro kosovar dhe pro UÇK-së, e ka të pamundur të dalë dhe të deklarojë të kundërtën e asaj që e ka thënë. Sa i përket këtij heroi të gjallë që ka filmuar masakrën e Krushës, unë sinqerisht jam shokuar për mënyrën se si disa analistë, gazetarë dhe opinionistë në Shqipëri janë përpjekur ta kryqëzojnë këtë njeri që ka përjetuar drama të jashtëzakonshme dhe ka qenë tepër i saktë. Thotë që kasetën ka ardhur dhe e ka marrë Lulzim Basha, ai ka ardhur në emrin e Gjykatës së Hagës, duke qenë një njeri i traumatizuar në një moment thotë ka punuar për UMNIK-un. Tani gazetarët mundohen të luajnë me të, duke thënë që UMNIK-u është krijuar pas hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë. Nga ana tjetër përse emisioni “Open”, të cilët ishin ulur në studio dhe  bënin argatin jo të gazetarit, por të Lulzim Bashës, përse nuk e vijonin historinë kur zoti Bellanica thoshte, që diku në vitin 2002, unë e kam takuar në Tiranë Bashën dhe i kam kërkuar kasetën. Ky tregim lihej në gjysmë, nuk bëhej pyetje, ku e keni takuar, përse e keni takuar, çfarë iu tha Basha, e të tjera e të tjera. Unë nuk e di ç’të keqe ka të dali Basha dhe të thotë që unë e kam zhdukur kasetën dhe kjo kasetë mund të mirret nga Gjykata Speciale përmes një emaili përmes redaksisë së BBC-së në Londër. Sepse ekziston në arkivat e BBC-së, bruto materiali, të cilin e ka dorëzuar Milaim Bellanica”, tregoi analisti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA