Zbulohet shkaku i vdekjes i DJ me famë ndërkombëtare

17/11/2020 17:23

Është zbuluar shkaku i vdekjes së DJ Eric Murillo. DJ dhe producenti muzikor, i cili ishte më i njohur për hitin e tij të vitit 1993 “I Like to Move It”, vdiq dy muaj më parë në moshën 49-vjeçare.

Ekzaminuesi mjekësor i Miami-Dade në Florida konfirmoi për Fox News se shkaku i vdekjes së tij ishte nga ‘toksiciteti akut i ketaminës’.

Morillo u gjet i vdekur më 1 shtator në shtëpinë e tij në Miami pasi policia iu përgjigj një telefonate në 10:42 të mëngjesit.

Vdekja e tij erdhi pak më pak se një muaj pasi u arrestua dhe u akuzua për sulm seksual ndaj një gruaje në shtëpinë e tij në dhjetor.

Në kohën kur vdiq, familja e tij tha për People:”Ai ishte shumë i dashur dhe kishte shumë për të dhënë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA