Prodhuesit amerikanë të vaksinës së koronavirusit paralajmërojnë së fundmi se kimikatet prezervuese të ushqimeve të përditshme mund të reduktojnë efektin e imunizimit.
Sasi të vogla kimikatesh si polifluoro-alkil (ose PFAS) gjenden shpesh në trupin e amerikanëve dhe njerëzve në vende të tjera, pasi përdoren që nga tiganët kundër ngjitjes, deri te kutitë e pizave apo veshjet kundra-ujit.
Ato janë provuar që kanë lidhje me dëmtime të mëlçisë, ulje të fertilitetit e madje edhe me kancerin.
Tashmë shkencëtarët thonë se një tjetër efekt i tyre është reduktimi i efektit të disa vaksinave.
“Në këtë fazë ne nuk e dimë nëse ato do të ndikojnë në vaksimat e koronavirusit, por është një risk,” tha Philippe Grandjean, profesor i shëndetit mjedisor në fakultetin e Harvard. “Na mbetet vetëm të shpresojmë për më të mirën.”
Kërkimi i drejtuar nga Grandjean thote se fëmijët e ekspozuar ndaj këtyre kimikateve kishin përqendrime më të vogla të anti-trupave pas marrjes së vaksinave të tetanozit dhe difterisë.
Një tjeter studim i njëjtë për punonjësit e shëndetësisë zbuloi rezultate të ngjashme. Tipe të tjera të kimikateve të përdoruara si perfluorobutirat (ose PFBA), akumulohen në mushkëri dhe mund të ashpërsojnë simptomat e sëmundjes në të infektuarit me Covid-19, thuhej në një tjetër studim të Grandjean.
Kompania gjermane BioNTech dhe ajo amerikane Pfizer kanë sjellë optimizëm me deklaratat se vaksina e tyre është 90% efektive kundër sëmundjes.
Vaksina e Pfizer bazohet në përçuesit e mesazheve të materialit gjenetik ARN, dhe nuk pritet të ndikohet nga kontaminimi i kimikateve PFAS.
Ndërsa të tjera vaksina që shënjestrojnë ‘majat proteinike’ të virusit, të ngjashme me vaksinat e tetanozit e difterisë, mund të tregojnë rezultate të dobëta në njerëzit që kanë konsumuar kimikatet PFAS.’
“Njerëzit e ekspozuar ndaj tyre kanë nivele të ulëta anti-trupash, kështu që nëse vaksina e koronavirusit është e ngjashme me ato të tetanozit e difterisë, mund të ketë efekt të vaksina, por në këtë fazë kjo është ende e pasigurtë”, shtoi Grandjean.
Top Channel