Turpërohet ”Boy Scouts America”/ 100,000 akuza abuzimesh seksuale për klubin e famshëm rinor në SHBA

17/11/2020 20:29

Rreth 100,000 viktima të abuzimeve seksuale në organizatën e famshme simbolike amerikane Boy Scouts of America (BSA) kërkojnë tashmë kompensim nga grupi.

Avokati që i përfaqëson ata e ka quajtur padinë “çështja më e madhe e abuzimeve seksuale në vend”, kur u arrit shifra e pamendueshme brenda afatit të vendosur nga kompania e avokatisë, në mbrëmjen e të henes.

Dosjet e brendshme të publikuara në 2012 tregonin për dekada abuzimesh të drejtuesve të klubit simbolik ndaj të rinjve dhe minorenëve.

Në fillim të këtij viti grupi ka deklaruar falimentimin, si dhe i ka kërkuar falje viktimave duke thënë se ishte “i shkatërruar” nga pretendimet.

BSA dhe siguruesit e tyre thanë se kanë nisur negocjatat e kompensimit me viktimat e pretenduara.

Organizata ka ende një anëtarësi të gjerë me më shumë se 2 milionë të rinj, nga mosha 5-vjeçare deri në 21.

Por kjo është vetëm gjysma e anëtarësisë që grupi gëzonte në vitet 1970-të, një rënie që i vinte përshtat rritjes së ndergjegjesimit për politikat abuzive të organizatës.

“Ky është skandali më i madh i abuzimeve seksuale në SHBA,” tha dje avokati Paul Moses për rrjetin AFP, duke shtuar se për sa i përket numrit të raportimeve kalon disa herë atë të abuzimeve ndaj kishës katolike në SHBA.

Në vitin 2012, gazeta Los Angeles Times publikoi rreth 5,000 dosje ku detajoheshin pretendimet e abuzimeve ndaj drejtuesve të niveleve të ndryshme të “Boyscout”, duke thënë se shumica e incidenteve nuk ishin raportuar në polici pasi BSA “kujdesej vetë për shkarkimin e fajtorëve”.

FOTO GALERI
1/3
Avokati që i përfaqëson ata e ka quajtur padinë “çështja më e madhe e abuzimeve seksuale në vend”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA