Sportisti italian përballet më gjobë të Covid-19, pasi dëshmoi vdekjen e kolegut në Alpe

17/11/2020 19:59
Viktima Simone Massetti

Një vrapues italian përballet me gjobë disa qindra euro për shkelje të kufizimeve të koronavirusit, kur raportoi rënien fatale të shokut të tij, me te cilin po vraponte në Alpet italiane.

34 vjeçari Simone Massetti, raportohet se ra për vdekje nga 200m lartësi teksa stërviteshin duke vrapuar me shokun e tij në malin Palino. Trupi i tij më pas u rekuperua nga një helikopter.

Ndërsa autoritetet lokale kanë gjobitur partnerin e tij të vrapit sepse ka dalë nga zona e tij e përcaktuar,sipas ndarjes së sigurisë shëndetësore.

Rajoni verior italian i Lombardisë është aktualisht ‘zonë e kuqe’ që do të thotë se banorët e saj nuk mund të zhvendosen në zona të tjera.

Dy vrapuesit ishin nga provinca e Sondrio ndërsa mali Palino është 10km në veri.

Në një nga mesazhet e fundit të Massetti në rrjetin Facebook, ai pyeste nëse dikush nga Sondrio lejohej “të thithte ajrin e pastër të Valmalenco”, zona malore në veri të qytetit.

Denoncuesi i ngjarjes ende nuk është emëruar nga autoritetet, por raportohet se ka thënë se Massetti kishte rrëshkitur dhe kishte rënë gjatë vrapimit.

Ai kishte njoftuar më pas shërbimet alpine të cilat dërguan një helikopter në zonën rreth 2,400m mbi nivelin e detit.

Sipas të përditshmes Corriere della Sera, 32-vjeçari që shpëtoi është urdhëruar të paguajë €400 për shkelje të rregullave anti-Covid. Duke refuzuar të komentojë për gjobën ai tha për gazetën lokale La Provincia di Sondrio, se gjoba ishte e fundit e problemeve të tij pas asaj që kishte ndodhur në fundjavë.

FOTO GALERI
1/3
Simone Massetti gjeti vdekjen duke vrapuar ne Alpe

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA