Hamilton te Ferrari/ F1, “dashuria” që nuk lindi kurrë

17/11/2020 15:32

Njeriu që po shkruan historinë e garave të automobilizmit dhe po lë në hije edhe legjenda të kalibrit të tillë si Mikael Shumaker ka patur dhe ndoshta vazhdon të ketë një ëndërr për të provuar forcat në drejtimin e një Ferrari.

Por Ljuis Hemilton dhe Kokëkuqja, kanë një afeksion në distancë që nuk ka shpërthyer kurrë në dashuri të vërtetë, praktikisht në një firmë në kontratë që do bënte shumë tifozë të ëndërronin.

Kampioni i sapokurorëzuar i botës në Formula 1 largoi zërat për lamtumirë në këtë sport duke konfirmuar se do të jetë sërish në pistë me Mercedes, edhe pse rinovimi nuk është as pranë. Në të ardhmen për të, nuk ka shenja të Ferrarit.

“Nuk kam qenë kurrë pranë Ferrarit. Sigurisht kemi folur për bashkëpunime në disa raste, por asnjëherë nuk kemi qenë në gjendje të kuptojmë se çfarë opsionesh kishim në tavolinën e bisedimeve. Pozicioni im me Ferrarin asnjëherë nuk ka qenë në një linjë, ndoshta sepse kontrata ime skadonte në vite të ndryshme me pilotë të tjerë”, tha Hamilton.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA