Gëzuar me “djathë”/ Zviceranët sfidojnë Covid-in

17/11/2020 18:56

Zvicra vazhdon të përballet me njërën prej dallgëve më të këqija të koronavirusit në Europë, por zviceranët sërish kanë dilema përsa i takon specialitetit të famshëm të vendit, djathit të shkrirë të nxehtë.

A është e sigurtë apo jo të ndahet një `fondue` me miqtë? Tradita e do që ky lloj djathi i shijuar me një copë buke të zhytur në të përmes pirunjve me bisht të gjatë, të ndahet me miqtë, te cilet hanë nga i njëjti tigan. Por a mundet kjo delikatesë e kuzhinës zvicerane të ketë të njëjtin efekt edhe në mesin e pandemisë? Arnaud Favre, presidenti i shoqatës që promovon pjatat tradicionale zvicerane, këmbëngul se nuk ka asnjë arsye për të pasur frikë.

“Per nga vetë natyra e saj, fondue mund të themi se është pjatë që përputhet me situatën, dhe i ndihmon njerëzit ta kapërcejnë stresin me humor e me shoqëri të mirë. Është pjata më e këndshme për të kaluar përmes kësaj periudhe të vështirë”.

Në fillimin e pandemisë, njerëzit e bënin vazhdimisht këtë pyetje: a mund të hamë fondue, sepse është diçka që konsumohet në shoqëri. Ne nuk jemi shkencëtare, por u thoshim se ne vetë e konsumojmë, dhe nuk mendoj se ka ndonjë rrezik”.

Qe nga fillimi i pandemisë, Zvicra shënon 3.600 vdekje nga koronavirusi dhe mbi 274 mije infektime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA