Zjarri fatal në spitalin Covid/ Rumani, mjeku hero dërgohet në Belgjikë për kurim

16/11/2020 14:15

Një mjek në Rumani, që pësoi djegie të rënda, pasi u përpoq të shpëtonte pacientët me Covid-19 nga një zjarr që ra në një spital, është dërguar për trajtim në Belgjikë.

Catalin Denciu, u quajt hero nga kryeministri Ludivic Orban, që lëvdoi veçanërisht kurajën dhe shpirtin e tij të sakrificës. 10 pacientë humbën jetën pas zjarrit në spitalin Piatra Neamt, të shtunën. Një hetim ka nisur tani për të zbuluar se si zjarri shpërtheu në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit.

Zjarri po ashtu u përhap edhe në ambiente të tjera. Sipas disa raporteve, një makineri mjekësore mori zjarr duke bërë që një bombol oksigjeni aty pranë të shpërthente.

Shtatë burra dhe tre gra, të gjithë mes moshës 67 deri në 86 vjeç humbën jetën si pasojë e flakëve. Gjashtë të tjerë, pacientë me Covid-19 u lënduan dhe u transferuan në një spital tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA