Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, tha së fundmi se është gjithnjë e më e sigurt që Bullgaria do të bllokojë vendin në mbledhjen e Këshillit të Bashkimit Evropian që është planifikuar të mbahet të martën, 17 nëntor.

Sot, kryeministri Zaev së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, zhvilluan një vizitë pune në Spitalin e Përgjithshëm në Strumicës.

I pyetur nga përfaqësuesit e mediave se si e komenton deklaratën e ministres së Jashtme bullgare,  Ekaterina Zaharieva e cila u shpreh se Maqedonia e Veriut nuk duhet të fillojë tani negociatat me BE-në, por nuk kundërshtoi anëtarësimin e vendit në union.

“Unë jam gati dhe e kam përgatitur popullin maqedonas për një bllokadë të mundshme dhe kjo është deri diku e sigurt. Megjithatë, unë kurrë nuk e humbas shpresën sepse përgjegjësia e politikanëve është e madhe. Megjithëse mbledhja e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme (GAK) të BE-së është më 17 nëntor, ne thamë se ka kohë deri në dhjetor. Deri në fund të dhjetorit është mundësia për konferencën e parë ndërqeveritare“, tha Zaev.

Ai shtoi se pret përgjegjësi në miqësinë nga pala bullgare, duke theksuar se Maqedonia e Veriut është një mik i Bullgarisë.

“Nëse dërgohet një mesazh negativ, të gjithë e dimë se kjo mund të zhvillohet në mënyrë të padëshiruar nga të dy palët. Ne kemi nevojë për miqësi, një dorë ndihme, për të ecur së bashku në rrugën evropiane“, tha Zaev.

“Populli maqedonas është një mik i shkëlqyer me popullin vëlla bullgar. Populli maqedonas kurrë nuk do të bllokonte ose vinte veto ndaj popullit bullgar“, tha Zaev, duke theksuar se politikanët janë ata që duhet të marrin vendimet.

Kujtojmë se më 6 nëntor, kryeministri Zaev informoi se në takimin në nivel ambasadorësh COREPER, ku po shqyrtohet korniza e negociatave, Bullgaria bllokoi fazën e parë në miratimin e kornizës negociuese të Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin në BE.

Siç deklaroi Zaev në atë kohë, kjo paraqet shkelje nenin 2 të Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë. Sipas tij, “kjo nuk do të thotë që shanset janë të humbura, pasi pasojnë dy takime të tjera në nivel ambasadorësh dhe më pas GAK më 17 nëntor.”

Në prag të vendimit për të filluar negociatat midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, Bullgaria u dërgoi një memorandum shpjegues vendeve anëtare të BE në 16 Shtator, i përbërë nga gjashtë faqe me shpjegime të gjata historike të “ideologjisë shtetërore anti-Bullgare” në Maqedoninë e Veriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA