Më shumë se 500 sirianë, disa prej të cilëve dyshohet se kanë lidhje me militantët e grupit të Shtetit Islamik, u larguan të hënën nga kampi i mbipopulluar Al-Hol, kanë njoftuar zyrtarë kurdë.Ky kamp që menaxhohet nga kurdët, është në verilindje të vendit, tashmë të shkatërruar nga lufta.
Një gazetar i agjencisë franceze AFP, pa dhjetëra gra duke zhvendosur sendet e tyre në kamionë dhe të tjera duke ushqyer fëmijët e tyre para nisjes.Lajmin për largimin e qindra sirianëve e ka konfirmuar Sheikhmous Ahmad, një zyrtar kurd, që kontrollon këtë kamp.Ai tha se 515 njerëz nga 120 familje, po ktheheshin në zonat në lindje të provincës Deir Ezzor.Largimin e tyre nga kampi Al-Hol, e kanë konfirmuar edhe organizata që merren me të drejtat e njeriut.
Në këtë kamp dhe kampe të tjera të Sirisë, sipas Institutit për Siguri dhe Integrim nga Prishtina, që merret kryesisht me shtetasit e Kosovës të kthyer nga Siria, janë më pak se 100 persona nga Kosova, në mesin e të cilëve gra dhe fëmijë.Së fundmi, katër fëmijë dhe një grua u kthyen në Shqipëri nga kampi al-Hol i Sirisë, ku kanë qëndruar për rreth dy vjet.Kampi al-Hol drejtohet nga kurdët dhe aty mbahen të burgosur që dikur kanë qenë pjesë e grupit militant, Shtetit Islamik, ose familjarë të tyre.
Top Channel