Ndërron jetë ministri i Jashtëm i regjimit të Bashar al-Asadit

16/11/2020 08:27

Ministri i Jashtëm i regjimit sirian të Bashar al-Asadit, Walid Muallem, ka ndërruar jetë.

Në lajm nuk zbulohet shkaku i vdekjes së 79-vjeçarit Muallem, i cili ka qenë ministër i Jashtëm i regjimit që nga 11 shkurti i vitit 2006.

Ai mbahet mend si një nga mbështetësit më të mëdhenj të luftës civile të regjimit të Bashar al-Asadit në Siri.

Lindur në kryeqytetin Damask në vitin 1941, Muallem ishte ambasadori i Sirisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në periudhën 1990-1999.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA