Shume përralla si Hirushja apo Liza ne boten e çudirave kane një lidhje te ngushte me orën, megjithatë kjo nuk ka qene ideja e nje cifti qe përpara 30 viteve vendosen te koleksiononin ora. Te dy sot gëzojnë nje lokal ne Tirane me emrin Bar Kafe Ora ku kane mbi 350 te tilla.

Im shoq kishte foksim orat qe i ri dhe filluam mblidh ketu aty. I mbanim ne shtepi fillimisht ne Greqi e kishim shtepine plot me ora, me vone kur bleme lokalin ketu donim ti vendosnim emra te ndryshem, emrin e cunit per nje moment u kujtua im shoq tha do ja vendosim “Bar Ora”.  Per ti numeruar nuk i numerojm dot se dhe shtohen dhe shesim.

Sa e veshtire eshte ti mirembash?

Kjo eshte veshtiresia me e madhe, duan ti perkushtohesh me ore te tera, ti vendosesh baterite ti pastrosh, sistemosh.

Ju jeni me origjine nga Tirana, dhe vura re qe keni dhe nje ore me klubin e Tiranes.

Po sepse jam Tironese vete kshuqe ajo ishte ideja e pare e asaj ore,  pavaresisht se une jam tifoze me Partizanin.

Cila eshte ora qe terheq me shume vemendjen kur vjen nje klient?

Ka plot, ka ora qe jane mbi 200 vjet mbi 250 vjet,  ka orat e stacionit, kemi nje si biciklete.

Po ju dhe bashkeshorti juaj a jeni te perpikte?

Hmmm Une jo dhe aq shume por im shoq po.

Pasioni, perkushtimi dhe dashuria per orat bejne qe Mira dhe bashkeshorti i saj te vijojne kete koleksion dhe te mos ndalen duke e cuar ne nje nivel tjeter vleresimin per Orat, sendit qe i kane kushtuar gjithcka.

Top Channel