Një çift në Francën lindore zbuloi një kapsulë të vogël që përmbante një mesazh të dërguar nga një ushtar gjerman, më shumë se një shekull më parë duke përdorur një pëllumb transportues.
“Mesazhi nga këmbësoria me bazë në Ingersheim u shkrua në gjermanisht dhe iu drejtua një oficeri superior gjatë Luftës së Parë Botërore,” tha Dominique Jardy, kurator i Muzeut Linga në Orbey, Franca lindore.
Por viti nuk është plotësisht i qartë dhe duket se është shkruar në vitin 1916 ose 1910. Lufta e Parë Botërore zgjati nga 1914 deri në 1918.
“Togat Potthof marrin zjarr kur arrijnë në kufirin perëndimor të paradës dhe tërhiqet pas disa kohësh,” thuhet në mesazh.
Në atë kohë Ingersheim ishte pjesë e Gjermanisë. Çifti gjeti një kapsulë të vogël me përmbajtje të ruajtur mirë në një fushë në Ingersheim në shtator të këtij viti, shkruan “The Guardian”. Ata e sollën atë në muzeun e Orbey, kushtuar një prej betejave më të përgjakshme në Luftën e Parë Botërore. Kjo copë e vogël letre dhe kapsula u bënë pjesë e ekspozitës së përhershme të muzeut.
Top Channel