Mbretëresha e vargjeve të këngës/ Sonte në “Exclusive” një dokumentar për poeten Zhuliana Jorganxhi

15/11/2020 12:20

Prej vitesh e ikur larg atdheut, larg pragut të vegjëlisë siç e quan ajo, Shqipërinë, vjen e malluar të lërë dhe testamentin e jetës, publikut shqiptar, librin e saj.. “Zëri i shpirtit tim”. Por duket se nuk ka ardhur vetëm për të. Miqtë e vjetër… e presin më aq mall.

Ishin këngët e saj, ato që na ritakuan serish, dikur mes radios e televizionit, sot.. mes emocioneve të një njeriu të madh që na kish dhuruar vargje të bukura mendimi me shpresën se një botë e re po vinte ngadalë.

“Exclusive” sjell sonte ne mbrëmje, ne 20.15, një dokumentar për poeten e mirënjohur Zhuliana Jorganxhi, autoren e vargjeve te këngëve qe na kane shoqëruar ne dekada ne festivalet ne radio televizionin shqiptar.  

Top Channel