Afrikë, shkon në mbi 47 mijë numri i viktimave nga COVID-19

15/11/2020 09:15

Ka shkuar mbi 1 milion e 975 mijë numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, me 13.940 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 1.975.039, ndërsa numri i viktimave me 235 vdekje të reja arrin në 47.141.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 20.206, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 6.442 dhe në Marok 4.697 vdekje.

Në Sejshelle dhe Eritrea nuk është raportuar asnjë vdekje me burim nga COVID-19.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 749.182 raste e cila pasohet nga Maroku me 288.211 dhe Egjipti me 110.574 raste. Deri më tani në Afrikë janë shëruar 1.660.128 persona të infektuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA