Vdekja e 20-vjeçares pas lindjes/ Bashkëshorti: Ishte shumë mirë, kërkoj drejtësi se fëmija mbeti jetim

13/11/2020 12:10
Materniteti në Gjirokastër

Bashkëshorti i 20-vjeçares që ndërroi jetë ditën e sotme në Gjirokastër pas lindjes së djalit , Romario ka folur për Top Channel.

Ai thotë se ajo ishte shumë mirë nuk ka pasur asnjë shqetësim edhe pas operacionit nuk na thanë që ka komplikacione. bashkëshorti i viktimës kërkon drejtësi për të.

“Morëm doktorin në telefon se i dhembte barku, e futën në operim nga ora 10-3 u bë keq. Nuk na thanë fare që ishte keq. Më pas na thanë që ishte e sëmurë dhe ajo kishte mbaruar fare. Ajo kishte punuar me plakën të mblidhte sherebelë nuk kishte pasur asnjë shqetësim. Tani kërkoj të drejtën e fëmija më mbeti jetim. Nuk e kuptoj se njëri thotë ndryshe, tjetri thotë ndryshe”, tha ai.

Akoma nuk dihet shkaku i vdekjes së vajzës, ndërsa nga një reagim i spitalit, ajo pati komplikacione pas operacionit dhe pritet rezultati i ekspertizës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA