Jo vetëm pjata të thyera, tone të larta dhe sfidë, “Hell’s Kitchen” ka dëshmuar se brenda saj buron dhe njerëzorja, surprizat dhe të papriturat. Dita nis “ëmbël” në “kuzhinën e ferrit”, ku Erkiada do të surprizohet nga i biri.

Të ftuar në restorant do të jenë ata që kujdesen çdo ditë për sigurinë e qytetarëve, policët.

Gjatë përgatitjes së darkës për ta, tonet do të ngrihen dhe shef Renato do të jetë më kërkues ndaj  konkurrentëve, sigurisht nuk do të mungojnë as pjatat e thyera.

Por policia nga krahu tjetër, do të bëj detyrën dhe do i kërkojë shef Renatos të mbajë qetësi.

A do të mbesin të kënaqur me darkën policët? Çfarë “dredhirash” ka përgatitur këtë herë shef Renato? A do të ketë eliminime dhe tension?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve mund t’i gjeni vetëm në orën 21:00 në ekranin e “Top Channel”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA