Shqipëria mposht sërish Kosovën këtë herë në kategorinë e 21-vjeçarëve.

Edhe pse ishin pa trajnerin Alban Bushi i cili është prekur nga Covid-19, dhe drejtoheshin nga Xhemal Mustedanagic, kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 0-1 në Prishtinë duke regjistruar fitoren e 3-të rresht në grup dhe të favorizuar edhe nga humbja 3-2 që pësoi Austria U-21 ndaj Turqisë U-21, mbajtën gjallë shpresat për të kapur vendin e 2-të që do të përcaktohet në raundin e fundit, aty ku Shqipëria do të sfidojë Anglinë në transfertë ndërsa Austria do të presë në shtëpi Andorran.

Ndaj Kosovës U-21, kjo ishte fitorja e 2-të në po aq takime.

Në Fadil Vokrri u zhvillua një ndeshje shumë emocionuese me Shqipërisë U-21 dhe Kosovës që nisi me këndimin e himnit shqiptar nga ana e të dyja skuadrave dhe u vendos nga një gol i Enis Çokajt.

Mesfushori i Lokomotivës së Zagrebit i shërbyer nga Ernest Muçi realizoi me kokë në minutën e 35-të. Në pjesën e dytë Kosova iu afrua në disa raste barazimit madje goditi edhe traversën me Mustafën por pa mundur të gjejë golin e barazimit. Me këtë sukses Shqipëria u ngjit në kuotën e 14 pikëve, një më pak se Austria e vendit të dytë, ndërkohë që Kosova zbriti në vendin e 5-të me vetëm 9 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA