Qeveria e Maqedonisë Veriore vazhdon mbështetjen për sektorin privat kryesisht për gastronomi dhe turizëm.
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi ka shkruar se do të mbështesin drejtpërdrejt hotelierët dhe punëtorët e turizmit me 7,5 milion euro.
“Javën e ardhshme, do të shpallen pesë thirrje publike për masat për mbështetje të sektorit të turizmit dhe hotelierisë në kuadër të Pakos së katërt të masave anti-krizë: 60.000.000 denarë janë paraparë për grante për restorantet, 153.000.000 denarë janë dhënë për grante për këndet për lojëra, 116.850.000 denarë janë ndarë për grante për agjencitë e udhëtimit të licencuara, për grante për udhëzuesit turistik 9.800.000 denarë, dhe për masën e rimbursimit të taksës së paguar turistike për vitin 2019, sigurohen fonde në vlerë prej 120.000.000 denarë”, ka shkruar minitri Bekteshi.
Top Channel