Vodhi bankën që drejtonte, arrestohet në Tiranë drejtori i saj (EMRI)
12/11/2020 13:33
Është arrestuar drejtori i një banke në Tiranë, i cili akuzohet se ka vjedhur pikërisht bankën të cilën drejtonte.
Bëhet fjalë për Artan Nisllaj, që Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar me 18 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”.
“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Artan Nisllaj, 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar me 18 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”, shkruhet në njoftimin e policisë.
Top Channel