Ka pasur disa raporte për njerëz të infektuar për së dyti nga Covid 19, por një 45 vjecar në SHBA mund të jetë prekur “tre herë” prej sëmundjes thonë mediat e huaja.
Në fund, burri identiteti I të cilit për momentin nuk është bërë publik, e humbi betejën 154-ditore me infeksionin. Në një raport të detajuar mbi këtë rast, mjekët e spitalit Brigham and Women’s Hospital ne Boston, përshkruajnë të gjithë luftën e 45 vjecarit që vuante nga një crregullim i rëndë autoimun, cka duket se bëri që semundja t`i rikthehej disa herë.
Pavarësisht trajtimit agresiv, ai nuk arriti të triumfonte mbi virusin që ka pësuar mutacion brenda vetë trupit të tij dhe është përhapur me një shpejtësi të pazakontë, ndërkohë qe organizimi i lodhur prej problemeve te imunitetit nuk kishte mjetet e duhura për ta përballur infeksionin si njw person normal.
Zyrtarët e shëndetësisë e kanë bërë të qartë se personat me sistem imunitar të kompromentuar duhet të qëndrojnë të izoluar sa më shumë që të jetë e mundur dhe të përpiqen me cdo mënyre ta shmangin infektimin nga koronavirusi. Studimi I ketij rasti sakaq tregon se kjo kategori njerëzish mund të kthehet në nje rezervuar te rrezikshme ku virusi të pësojë mutacion përpara se të përhapet tek të tjerët.
Top Channel