Në Rusi është shënuar shifra më e lartë e vdekjeve ditorë që prej fillimit të pandemisë, me 439 humbje jete në 24 orët e fundit ka shkuar në 32.032 numri total i viktimave.
Me 21.608 raste të reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri gjithsej i rasteve ka arritur në 1.858.568.
Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi nga 1,1 për qind është rritur në 1,2 për qind.
Në kryeqytetin Moskë në 24 orët e fundit janë regjistruar 5.997 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 491.542, ndërsa me 71 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 7.573.
Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 591 mijë teste të COVID-19, ndërkohë numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 66,7 milionë.
Top Channel