OFL në Përmet e Gjirokastër/ Këta janë 4 të dënuarit që duhet të justifikojnë pasurinë, mes tyre dhe një grua

12/11/2020 14:28
Foto ilustruese

Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar deklarimin e pasurisë katër personave, të dënuar për veprat penale kultivim narkotikësh dhe prodhim e shitje narkotikësh

FL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Dermush Buzheri, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Tatiana Gjini, banuese në Gjirokastër, e dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Zhuljen Bezati, banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Gazmir Muhaj, banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA