Nju Jorku ka prezantuar kufizime të reja për koronavirus, teksa numri i rasteve të infektimit rritet me ritëm të shpejtë.

Guvernatori Andrew Cuomo ka njoftuar se baret, restorantet, dhe palestrat duhet të mbyllen në orën 10:00 të mbrëmjes dhe grupet mund të krijohen deri në 10 persona.

“Ne po shohim një rritje globale të rasteve me koronavirus dhe Nju Jorku është anije në baticën e COVID-it”, ka thënë Cuomo gjatë një bisede me gazetarët.

“Ne po përballemi me rekorde në shtetin tonë. Situata është duke u përkeqësuar shumë, shumë çdo ditë”.

Kryetari i qytetit të Nju Jorkut, Bill de Blasio, i ka përshkruar masat e reja si “mundësinë e fundit” për të ndaluar valën e dytë.

Masat e reja do të nisin së zbatuari më 13 nëntor.

Nju Jorku ka qenë epiqendër e pandemisë së koronavirus në pranverë me gati 1,000 viktima në ditë, në fillim të muajit prill.

Kufizimet e reja në Nju Jork vijnë teksa shtetet tjera janë duke u bërë thirrje njerëzve që ta trajtojnë me seriozitet përhapjen e koronavirusit, sidomos tani kur po afrohet Festa e Falënderimeve dhe ajo e Krishtlindjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA