Në takimet e mëparshme, me Fjorelën dhe Shqipen, Mevlani ka refuzuar të tregojë gjëra nga vetja dhe e shkruara e tij.
Por rezultoi komplet ndryshe në takimin e tij dhe të Melisës. Djali u pa tepër i përfshirë dhe i dha përgjigje të gjitha pyetjeve të bukuroshes. Ai tha se ka qenë i dashuruar 12 vite më parë dhe si atë vajzë, nuk ka dashuruar asnjëherë tjetër. Gjithashtu ai tregoi se si i lindi ideja të mbajë vëth, të përfshihet në muzikë dhe si emigroi në Gjermani.
Mevlani, u tregua tepër i përfshirë në bisedë, ku herë pas here mundohej të flirtonte. Teksa ai dhe Melisa po loznin buzë detit, e cila ofronte një panoramë mbresëlënëse në prag perëndimi, 32-vjeçari tentoi t’i rrëmbente një puthje vajzës nga Laçi, e cila me tepër elegancë largoi kokën dhe ndërpreu qëllimin fillestar.
Ky takim u komplimentua edhe nga opinionisti Arjan Konomi, i cili theksoi se më në fund Mevlani u përfshi në një takim romantik. Megjithatë, i pyetur nga disa nga konkurrentët nëse Melisa është vajza ideale për të, Mevlani hezitoi të përgjigjej, duke shtuar se një gjë e tillë edhe mund të ndodhë në të ardhmen.
Top Channel