24/12 11:43
Lyrical Son është një nga artistët e shumtë që ka përkrahur nismën “Liria ka emër”, pas arrestimeve të disa prej ish-krerëve të UÇK.
I indinjuar dhe tejet i emocionuar, Lyricl Son kujtoi kohën e luftës në Kosovë, periudhë kur ai ishte thjesht një adoleshent.
“Në thjesht donim të shkolloheshim, të shihnim policë që flisnin shqip, donim jetë në shtetin tonë”, u shpreh ai.
“Për tri shkronja të arta, UÇK, ka qenë diçka për ne si ata filmat me Superman. I kemi parë si heronj, si shpëtimtarë…”, përfundoi këngëtari.
Top Channel