Me 457 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i viktimave ka arritur shifrën 40.121.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në vend janë shënuar 11.517 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 726.585.

Lari shtoi se 5.614 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 541.566.

Deri tani në vend janë kryer 5.384.988 teste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA