‘Helmojnë pusin e demokracisë’/ Pelosi & Schumer dënojnë republikanët që mohojnë Biden si president

12/11/2020 20:02

Kreu i demokratëve të Senatit amerikan Chuck Schumer dhe kryetarja e Kongresit, Nancy Pelosi kanë dënuar sot republikanët që nuk pranojnë se Joe Biden ka fituar garën presidenciale, duke thënë se “po helmojnë demokracinë”.

Fjalët e ashpra për refuzimin e pranimit të fitores së deklaruar të Biden, vijnë në një kohë kur presidenti Donald Trump akuzon kundërshtarët për manipulime të votave dhe ka nisur disa padi për rinumërimin e tyre.

“Zgjedhjet kanë mbatuar, rezulati as nuk ishte i afërt. Presidenti Trump humbi. Joe Biden do të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA,” tha Schumer për gazetarët.

Ai akuzoi më tej republikanët e Kongresit se “po përhapin teori konspiracioni dhe po helmojnë pusin e demokracisë tonë”.

Për akuzat mbi manipulim të votave Schumer tha se republikanët nuk kanë prova për të mbështetur pretendimet e tyre.

Senatori tha se republikanët vetëm po hedhin dyshime mbi zgjedhjet vetëm nga frika prej Donald Trump.

Ndërsa Pelosi sulmoi republikanët që mbështesnin Trump dhe akuzat e tij.

Ajo tha se mbështetësit e presidentit nuk respektojnë “vullnetin e njerëzve” duke u përfshirë në “një cirk absurd për të mos pranuar realitetin.”
“Është si një shtëpi që po digjet dhe ata refuzojnë t’i hedhin ujë,” tha armikja e vjetër e Trump, Pelosi.

Kreu republikan i Senatit të SHBA, Mitch Mconnell ka refuzuar të pranojë rezultatin duke thënë se Presidenti Trump është “100 përqind brenda të drejtave të tij” për të vepruar ligjërisht ndaj shteteve ku beson se vota është vjedhur.

FOTO GALERI
2/3
Pelosi tha se mbështetësit e presidentit nuk respektojnë “vullnetin e njerëzve”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA