Grabitësit me motor masakrojnë me thika 31 vjeçarin për t’i vjedhur orën $7000

12/11/2020 21:50

Dy grabitës me motorë qëlluan barbarisht me thika dhe arme zjarri një 31-vjeçar për t’i vjedhur orën $7,000 Rolex, teksa kthehej në shtëpi me të dashurën e tij, u tha sot në gjyqin e Greenwich në juglindje të Londrës.

Danny Pearce u vra teksa kthehej në shtëpi me Stephanie Holland kur po ktheheshin nga bari Oliver’s Jazz Club, pasi refuzoi të jepte orën e tij të dorës dy njerëzve të maskuar e te armatosur që i dolën përpara në rrugë.

Prokurorët thanë se Pearce u qëllua me armë dhe me thikë nga grabitësit e maskuar që kërkonin për viktima në zonën e Greenwich.

Oficeri i policisë Louis Malby, tha se një nga grabitësit kishte në dorë “një pistoletë që përshkruhej si tip i vjetër revolveri”.

“Ndërsa tjetri kishte një thikë për të cilën Stephanie Holland tha e kishte tehun e harkuar”.

“Stephanie thërriti ‘Vrapo!’ Ndërsa pasi ishte larguar më poshtë gjatë rrugës, kishte dëgjuar të shtënat”.

Pearce ishte ndjekur në rrugë para se grabitësi Jordan Bailey-Mascoll ta godiste me thikë.

28-vjeçari është dënuar tashmë për vrasje dhe po kryen dënim të përjetshëm.

Ndërsa sulmuesi i dytë, i emëruar nga autoritetet si 24 vjeçari David Egan, e kishte arritur viktimën para shkallëve të shtëpisë së tij dhe e kishte goditur përsëri me thikë.

“Por kamerat e sigurisë ishin të drejtuara pikërisht nga shkallët ku ndodhi tragjedia. Kishte dy gjëra që ne mund të mos kishim mësuar kurrë. E para është se megjithë sulmin e parë pranë makinës dhe sulmin e dytë në shkallët e shtëpisë, ata kanë ndjekur këmba këmbës viktimën e tyre në rrugë, dhe këto janë të kapura të gjitha në kamera”.

“E dyta dhe ndoshta më e rëndësishmja është se nga ekzaminimi i pamjeve shikohej që dy grabitësit me radhë kanë qëlluar me thikë Danny Pearce, disa herë njëri e disa herë tjetri”.

“Ai ishte qëlluar me thikë nga Bailey-Mascoll dhe e dinte që do të qëllohej përsëri again. Ai po trokiste në derë me shpresë se dikush do ta ndihmonte. Dhe në fund dikush e hapi derën, por ishte tepër vonë”.

Më pas prokurorët thanë se dy grabitësit vrasës kishin hequr orën nga kyçi i Pearce, dhe u larguan kur e dashura e tij erdhi duke vrapuar drejt tij.

Pearce ishte tërhequr brenda në shtëpi por asgjë nuk mund të bëhej për ta shpëtuar. Në gjykatë u treguan pamjet e frikshme të grabitjes, si dhe ato të momenteve të tij të fundit teksa e dashura ulërinte.

David Egan mohon se ka vrarë Pearce më 15 korrik 2017.

Gjyqi ndaj tij vazhdon.

FOTO GALERI
2/5
Ora e tij kushtonte 7000 paunde

Top Channel